Pas ndryshimit të motit dhe erërave të forta, është rrëzuar një lis në oborrin e spitalit në Ferizaj.
Ende nuk raportohet për ndonjë të lënduar, si pasojë e rënies së këtij lisi, por është dëmtuar një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se të hënën një person ka humbur jetën në komunën e Prishtinës pas goditjes nga një dru, kurse një grua mori lëndime të rënda trupore.