image Në Mitrovicën e Veriut një personit i vidhen në shtëpi 2 mijë euro dhe stoli ari

Kosovë

Siguri/ Në Mitrovicën e Veriut një personit i vidhen në shtëpi 2 mijë euro dhe stoli ari

news image

Në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një rast i vjedhjeve, ku një personit i janë vjedhur në shtëpi dy mijë euro si dhe stoli ari.

Policia e Kosovës nuk ka arrestuar askënd për këtë rast.

 “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar në një dhomë të shtëpisë së tij ku kishin vjedhë dymijë (2000) euro para te gatshme  dhe stoli ari. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/