image Në Mirditë dyshohet se burri vrau me armë zjarri ish-gruan bashkë me të vëllain

Rajon

Rajon/ Në Mirditë dyshohet se burri vrau me armë zjarri ish-gruan bashkë me të vëllain

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mbrëmjen e sotme, ku vëlla e motër janë vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër-Rrëshen dhe sipas policisë, dy personat janë vrarë në oborrin e banesës.

Policia thotë se viktimat janë shtetasi: Vledison Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati. 

Nga dyshimet para ata janë vrarë nga ish-bashkëshorti i Esmeraldës, shtetasi Fatmir Koleci, i cili ka qenë edhe i ndaluar nga policia për dhunë.

“Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja”, sqaron policia.

Mësohet se Esmeralda dhe Fatmiri prej tre vitesh ishin të ndarë, ndërsa kishin edhe 3 fëmijë.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë, grupi hetimor, forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.