image Në minutat e fundit të qeverisjes, Qeveria Kurti merr një vendim për Pakon Emergjente Fiskale

Politikë

Në minutat e fundit të qeverisjes, Qeveria Kurti merr një vendim për Pakon Emergjente Fiskale

news image

Kryesministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në minutat e fundit të qeverisjes i ka mbledhur ministrat në detyrë për t’i marrë disa vendime.

Me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, qeveria në detyrë i ka ndarë edhe 12 milionë euro për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale, shkruan Gazeta Sinjali.

Qeveria Kurti gjithashtu e zyrtarizoi vendimin për t’ua ndarë nga 30 mijë euro familjeve të dy minatorëve që humbën jetën dje tragjikisht në minierën e Novobërdës.

Në këtë mbledhje, si në shumë mbledhje të fundit të qeverisë në detyrë, nuk kanë marrë pjesë ministrat nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /Gazeta Sinjali/