image Në mesin e të infektuarve në Mitrovicë ka edhe fëmijë 2 e 3 vjeç, nënkryetari jep detaje

Kosovë

Komuna/ Në mesin e të infektuarve në Mitrovicë ka edhe fëmijë 2 e 3 vjeç, nënkryetari jep detaje

news image

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka është shprehur i shqetësuar pasi disa nga rastet e konfirmuara me koronavirus në këtë komunë janë të moshave 2 dhe 3 vjeç.

Mujka për Gazetën Sinjali tha se janë dy raste të konfirmuara gjatë kësaj kohe.

Ndërkaq përmes një postimi në Facebook, infektimin e fëmijëve e ka cilësuar si dështim të të rriturve.

“Mbrëmë kemi pasur 2 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë në testin ndaj virusit COVID-19. Bëhet fjalë për raste kontakti që fatmirësisht janë shënjestruar shpejtë pa lënë mundësi të përhapjes së mëtutjeshme dhe tanimë janë në vetizolim. Në anën tjetër po na shfaqet një fakt tepër shqetësues. Pozitiv në testim po dalin fëmijët 2 – 3 vjeç. Ata nuk po dalin jashtë, ku munden me u infektu? Fatkeqësisht këtu po dështojmë ne të rriturit. Në vend se t’i mbrojmë familjet dhe të dashurit tonë, ne vetëm që t’i përmbushim disa teke tona të pakuptimta e duke mos i marr parasysh rekomandimet e IKSHPK për bartjen e maskave e dorëzave dhe ruajtjen distancës i rrezikojmë seriozisht”, ka shkruar ai.

Mujka ka bërë thirrje që prindërit të kenë kujdes, që fëmijët të mos i ekspozohen rrezikut.

Ai ka shtuar se gjatë vikendit do të ritestohen rastet nga Reka.

“Në Komunën tonë për momentin kemi 19 persona të diagnostikuar me virusin COVID 19. Dy nga ta janë të shtritë në Klinikën Infektive ndërsa 17 tjerë janë në vetizolim. Gjatë vikendit do të ritestohen rastet nga Reka”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/