image Sulmuan një 21-vjeçar, arrestohen dy të rinj në Mitrovicë

Siguri

Sulmuan një 21-vjeçar, arrestohen dy të rinj në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 20 dhe 17-vjeçar, pasi të njëjtit kanë sulmuar dje rreth orës 19:00 një 21-vjeçar në rrugën “Zahiti Pajaziti” të Mitrovicës.

Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarve është iniciuar vepra penale “sulm”.

“Pas procedurave të intervistimit,  me  urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur zyra e informimit në Mitrovicë.

/Gazeta Sinjali/