Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga koronavirusi, në Maqedoninë e veriut.
Bëhet fjalë për 24 vjeçaren nga Tetova, e cila ishte një nga 8 personat që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç.
Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona pozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga Kumanova, 12 nga Struga dhe 12 nga Tetova. Ndërsa në qytet tjera është regjistruar numër 1 shifrorë. Numër më të lartë të rasteve aktive regjistron kryeqyteti me 1864 të tilla.
Deri tani në Maqedoni janë infektuar 7975 persona. 4080 prej tyre janë shëruar, 376 kanë ndërruar jetë, ndërsa 3519 raste vazhdojnë të jenë aktive. Deri tani numri i përgjithshëm i testeve të bëra 76.107. /Gazeta Sinjali/