Anëtarët e orkestrës së Kievit kanë mbajtur një koncert të improvizuar në Sheshin e Pavarësisë së qytetit.
Të veshur me kapele dhe pallto ndërsa luanin në temperatura të ftohta, ata performuan pjesë të ndryshme, duke përfshirë himnin e Bashkimit Evropian, Ode to Joy të Beethoven.
Videot në mediat sociale treguan një turmë të vogël që qëndronte në këmbë për të dëgjuar muzikë dhe duke valëvitur flamujt ukrainas.
Dirigjenti, Herman Makarenko, tha se qëllimi ishte të promovonte thirrjen e qeverisë ukrainase për një zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin dhe për t’i dhënë fund luftës, shkruan BBC.