Sheshi Rnyok i qytetit të Lvivit, të premtën mori pamje krejtësisht tjetë. Aty u vendosën 109 karroca fëmijësh, në nderim të 109 fëmijëve ukrainas që janë vrarë nga forcat ruse që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Kryebashkiaku i qytetit, Andriy Sadovyi, në rrjetin social Twittër ka publikuar një fotografi ku shihen karrocat e zbazëta në shesh, raporton Ukraine Now.
“109 fëmijë. 109 fëmijë janë vrarë nga rusët që nga dita e parë e pushtimit të plotë rus të Ukrainës. Karrocat e zbrazëta në Sheshin Rynok sot simbolizojnë jetën e engjëjve të vegjël. Ata tani po mbrojnë qiellin e Ukrainës në vend të veprimeve vendimtare të botës”, ka shkruar Sadovyi në Twitter.
109 kids. 109 kids have been killed by Russians since the day one of full-scale Russian invasion of Ukraine.
— Андрій Садовий (@AndriySadovyi) March 18, 2022
Empty prams on Rynok Square today symbolize the lives of little angels. They are now defending Ukraine’sky instead of decisive actions of the world. pic.twitter.com/x4sIs8fAbh