image Në kufi me Kinën, ky është vendi ku nuk është shënuar asnjë viktimë e koronavirusit

Botë

Pandemia/ Në kufi me Kinën, ky është vendi ku nuk është shënuar asnjë viktimë e koronavirusit

news image

Edhe pse në kufi me Kinën, me një kombinim të masave të hershme, testimit të gjerë, karantinimit të fuqishëm dhe unitetit shoqëror, deri tani Vietnami ka arritur të shmangë shkatërrimin që po ndodh në Europë dhe Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi.

Duke regjistruar vetëm qindra raste me COVID-19, OBSH ka vlerësuar reagimin e Vietnamit ndaj krizës.

Statistikat zyrtare tregojnë se aktualisht në karantinë ndodhen më shumë se 75,000 qytetarë. Deri tani janë kryer më shumë se 121,000 teste, nga të cilat janë konfirmuar vetëm 260 raste.

Nuk është regjistruar asnjë viktimë dhe shkalla e infeksionit mbetet dukshëm më e ulët sesa në Korenë e Jugut, Singapor dhe Tajvan, shtete këto, që janë lavdëruar gjerësisht në mediet globale për përgjigjet efektive ndaj pandemisë.

Kidong Park, përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, beson se reagimi i hershëm i vendit ndaj krizës ishte kritik.

“Vietnami iu përgjigj këtij shpërthimi herët dhe në mënyrë aktive. Vlerësimi i rrezikut u krye në fillim të janarit, menjëherë pasi filluan të raportohen rastet në Kinë”, deklaroi Park.

Shteti shpejt themeloi Komitetin Kombëtar Drejtues për Parandalimin dhe Kontrollin COVID-19, i cili menjëherë zbatoi një plan kombëtar për përgjigjen ndaj krizës, shton Park.

Megjithëse ekzistojnë një numër i vogël i infektimeve të konfirmuara, Vietnami gjithashtu e bëri një karantinë të gjithë vendin më 1 prill, shumë më shpejt dhe më vendosmërisht sesa Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, gjë që e bënë këtë vetëm kur numri i tyre filloi të matet në mijëra.

Pjesa më e madhe e suksesit të Vietnamit mund t’i atribuohet unitetit të tij shoqëror.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në Vietnam, Nguyen Xuan Phuc, kohët e fundit e deklaroi luftën kundër infeksionit si një “ofensivë të përgjithshme pranverore të vitit 2020”, një referencë e qëllimshme për një “Tet Offensive” kryesor të vitit 1968 të nisur nga Viet Kong gjatë Luftës së Vietnamit që rezultoi me tërheqjen e ushtrisë amerikane. /Gazeta Sinjali/