image Në Kosovë që nga dhjetori kanë vdekur gjashtë persona prej gripit sezonal

Kosovë

Shëndetësi/ Në Kosovë që nga dhjetori kanë vdekur gjashtë persona prej gripit sezonal

news image

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se në Kosovë që nga muaji dhjetor kanë vdekur gjashtë persona prej gripit sezonal.

Teksa në lidhje me koronavirusin, infektologu ka thënë se i përket “familjes” së njëjtë që ishte paraqitur edhe më parë në vende të ndryshme të botës.

“Deri më tani nga rreth 80 mijë persona që janë prekur nga virusi më pak se dy mijë kanë përfunduar me fatalitet. Kjo do të thotë se vetëm rreth 3 % e të prekurve kanë përfunduar me fatalitet”, tha ai në RTV Dukagjini.

Krasniqi thotë se simptomat e këtij virusi paraqiten rrej dy javë pasi personi ka rënë në kontakt me virusin.

“Këta virusë jetojnë në kafshë, por mund të kalojnë edhe të njeriu. Koronavirusi i ri në fillim dyshohej se është transmetuar te njeriu nga gjarpri, por më pas dolën teori se lakuriqi e ka transmetuar te njeriu. E sigurt është se këta virusë vendbanim primar i kanë kafshët”, u shpreh Krasniqi.

Ai shton se kategoritë më të rrezikuara nëse preken nga koronavirusi janë: fëmijët, personat e moshuar që kanë edhe sëmundje tjera, gratë shtatzëna etj.