image Në Kosovë mbahet takim rajonal për ndryshimet klimatike

Kosovë

Fokusi/ Në Kosovë mbahet takim rajonal për ndryshimet klimatike

news image

Sot do të mbahet dita e dytë e takimit rajonal për ndryshime klimatike dhe integrime evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e mjedisit, integrimeve evropiane dhe ndryshimeve klimatike”.

Ky takim organizohet në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA).

Takimi është pjesë e procesit për dizajnimin e një projekt bashkëpunimi dhe mbështetje, shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira si dhe realizimin e aktiviteteve specifike në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ujërave, integrimeve evropiane dhe ndryshimeve klimatike.

Takimi është i fokusuar në bashkëpunimin rajonal për ndryshime klimatike dhe integrime evropiane.

Përveç institucioneve relevante nga Kosova në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Suedeze dhe Sida si dhe përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.