image Në Kosovë ka ushtarë të Ukrainës, ambasadori amerikan tregon për takimin e sotëm me ta

Kosovë

Në Kosovë ka ushtarë të Ukrainës, ambasadori amerikan tregon për takimin e sotëm me ta

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier dhe ambasadorët e vendeve të QUINT në vendin tonë kanë takuar ushtarët ukrainas që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Në Kosovë janë 40 ushtarë të Ukrainës.

Hovenier tha se kanë shprehur mbështetjen për popullin ukrainas, i cili u sulmua nga Rusia.

“Me ambasadorët e QUINT u takuam me ushtarët ukrainas në kuadër të KFOR’it që sigurojnë stabilitetin e rajonit”, njoftoi Hovenier.

Shpreh mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ata dhe familjet e tyre përball agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të QUINT, BE-së dhe NATO-së Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, shtoi Hovenier.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

/GazetaSinjali/