image Në Kosovë deri sot kanë vdekur 1.634 persona nga COVID-19

Shëndetësi

Në Kosovë deri sot kanë vdekur 1.634 persona nga COVID-19

news image

Fiks 1.634 është numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë, prej marsit të vitit të kaluar kur edhe shpërtheu pandemia, raporton Gazeta Sinjali.

Veç në 24 orët e fundit në Kosovë u raportuan 7 vdekje.

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880. /Gazeta Sinjali/