image Në kohë pandemie, ekipi i njohur gjerman prezenton trajnerin e ri

Futboll

Futboll/ Në kohë pandemie, ekipi i njohur gjerman prezenton trajnerin e ri

news image

Hertha e Berlinit ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për shkak të koronavirusit, që të zgjedhë trajnerin e ri. Ai është Bruno Labbadia dhe u prezantua sot zyrtarisht në pankinën e skuadrës kryeqytetase, duke nisur menjëherë nga puna.

Tekniku 54-vjeçar nga Darmstadt mori vendin e Alexander Nouri, i cili mbante përkohësisht postin e trajnerit të Herthës së Berlinit, pas dorëheqjes së ish sulmuesit të njohur gjerman Jurgen Klinsmann.

“Donim të bënim këtë ndryshim në pankinë gjatë verës, por duke qenë se ndërprerja krijoi të njëjtat kushte, vendosëm të përafrojmë lëvizjen tonë. Me Brunon kemi punësuar një trajner që e njeh mirë Bundesligën dhe përngjan me idenë tonë ofensive të lojës. Në bisedat që kam pasur me të, kam ndjerë pasion dhe disponibilitet të madh”, tha administrator i berlinezëve Michael Preetz.

Bruno Labbadia ka një karrierë të gjatë si trajner në Bundesligë, pasi më herët ka drejtuar skuadra si Darmstadt, Hamburg dy herë, Wolfsburg e Bayer Leverkusen, ndërsa tani do të provojë të lërë gjurmë në pankinën e Herthës së Berlinit.