image Në Kodin Penal s’ekziston termi “pedofili”, Fazli Kikaj mund të dënohet deri me 3 vjet burgim

Në Kodin Penal s’ekziston termi “pedofili”, Fazli Kikaj mund të dënohet deri me 3 vjet burgim

news image

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dalë me një njoftim për ndalimin e Fazli Kikajt, 76-vjeçarit që po dyshohet për pedofili, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, Kikaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”

 “Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve. I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Por sa mund të dënohet ai që kryen këtë vepër?

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ai që kryen veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” mund të dënohet me 3 muaj deri në 3 vjet burgim, raporton Gazeta Sinjali.

“Kushdo që shet, ofron të shesë, shfaq ose në mënyrë tjetër i siguron personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet fotografi, material audiovizuel apo sende të tjera me përmbajtje pornografike ose e lejon personin e tillë të shoh një shfaqje të gjallë me përmbajtje pornografike apo me dashje e sjell personin e tillë në një shfaqje të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet”.

Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Në linqet e mëposhtme mund t’i gjeni detajet se si u zbulua mësuesi i dyshuar për pedofili.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/