image Në këto zona të Kosovës pritet të ketë vërshime të mëdha

Kosovë

Në këto zona të Kosovës pritet të ketë vërshime të mëdha

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të ketë vërshime të mëdha në Kosovë.

Përmes një njoftimi, IHMK ka bërë të ditur se nga nesër do të ketë reshje shiu me intensitet më të shtuar në disa vende të Kosovës. Ndërsa, mund të ketë edhe probleme në zonat urbane.

“Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane. Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Sinjali/