image Në këtë shtet vdiqën mbi 700 persona nga koronavirusi brenda ditës

Botë

Pandemia/ Në këtë shtet vdiqën mbi 700 persona nga koronavirusi brenda ditës

news image

Zyrtarët shëndetësorë në Brazil njoftuan se 730 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet vetëm në 24 orët e kaluara. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 10,627.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe u shënuan 10,611 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në mbi 155,000 persona.

Brazili ishte shteti i parë që kishte regjistruar të vdekur nga Covid-19 në rajon dhe është në mesin e vendeve më të prekura në Amerikën Jugore. Ky shtet i ka gati 210 milionë banorë, shkruan “Anadolu”.

Stadiumi i famshëm “Maracana” në Rio de Janeiro është shndërruar në spital për trajtimin e pacientëve me koronavirus, raportojnë mediet lokale.

Ai do të ketë kapacitet prej 400 shtretërve, por tash për tash aty ndodhen vetëm 170 shtretër, 50 prej të cilëve janë në sektorin e kujdesit intenziv./Gazeta Sinjali/