Partitë e koalicionit qeverisës në Poloni ranë dakort që të shtyjnë zgjedhjet presidenciale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Zgjedhjet u planifikuan të mbaheshin këtë të dielë.
Partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) kishte dashur që votimi të shkonte përpara për të rizgjedhur Presidentin Andrzej Duda.
Por partneri i ri i koalicionit dhe opozita thanë se PiS po vendos interesat politike përpara shëndetit të qytetarëve. Kjo detyroi qeverinë që të tërhiqej dhe të shtynte zgjedhjet.
Zgjedhjet tani do të rishikohen në një datë ‘sa më shpejt të jetë e mundshme’, dhe votimi do të bëhet me postë./Gazeta Sinjali/