image Në këtë rrugë të Prishtinës nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Sociale

Në këtë rrugë të Prishtinës nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

news image

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është njoftuar nga KEDS-i se në rrugën “Ilir Konushefci” në Prishtinë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Komuna në njoftim ka bërë të ditur se arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është kryerja e disa punimeve që KEDS-i është duke i realizuar në rrugën “Ilir Konushefci”.

Sot jemi njoftuar nga kompania KEDS, se me datë 24.07.2021, nga ora 10:00 deri 10:05 dhe 14:55 deri ora 15:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e disa punimeve që KEDS është duke realizuar në rrugën “Ilir Konushefci”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/