Edhe këtë fundvit mërgimtarët ia kanë mësyer Kosovës, pavarësisht situatës me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Mërgimtarët po presin me orë të tëra nëpër kufijtë e Sllovenisë, Hungarisë dhe Kroacisë.
Por, ndryshe është gjendja në pikat kufitare në Kosovë.
Në Merdare gjatë ditës ka pasur pritje vetëm rreth 40 minuta, ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare.
Këtë lajm e ka konfirmuar Arzen Rifati nga Dogana e Kosovës, i cili ka dhënë detaje edhe për pikat tjera kufitare të Kosovës.
“Gjatë ditës në pikë-kalimin në Merdare pritjet kanë qenë rreth 40 minuta, kurse tani në mbrëmje nuk ka pritje. Po ashtu edhe në pikat tjera kufitare, si te Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinjë, dhe Muqibabë, pritjet sillen nga 20 deri 40 minuta”, ka bërë të ditur ai.