image Në këtë komunë sonte u shënuan rastet e para me koronavirus

Kosovë

Shëndetësi/ Në këtë komunë sonte u shënuan rastet e para me koronavirus

news image

Sonte në Kosovë u konfirmuan edhe 28 raste të reja me koronavirus, të cilat e quan në 731 numrin e përgjithshëm të të prekurve në vend, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga 28 rastet e reja me koronavirus dy janë nga Komuna e Kaçanikut e cila deri më sot nuk kishte asnjë rast të prekur me COVID-19.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, rastet e para në Kaçanik janë nga fshati Runjevë dhe fshati Dubravë.

“Dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/