image Në këtë ditë do të bllokohet rruga kryesore në qendër të Gjilanit

Kosovë

Në këtë ditë do të bllokohet rruga kryesore në qendër të Gjilanit

news image

Të dielën nga ora 06:00 deri në orën 19:00 do të bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit të Gjilanit. Kështu ka njoftuar vetë komuna.

“Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se të dielën (30.08.2020), nga ora 6:00 deri në ora 19:00, do të bllokohet rruga kryesore në qendër të qytetit për të gjitha automjetet, nga semaforët e deri tek rrethrrotullimi afër Sahatkulles”, thuhet në njoftim.

Arsyeja e bllokimit të rrugës do të bëhet pasi do të asfaltohet zgjerimi i kësaj rruge.

“Arsyeja e ndalimit të qarkullimit në bulevardet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu”, është asfaltimi në projektin e zgjerimit të rrugës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/photos/a.1410983622479244/2790450697865856/?type=3