Stadiumi i ri Kombëtar në Shqipëri është në detajet e fundit përpara ceremonisë inauguruese, e cila do të zhvillohet në ndeshjen me Francën më datë 17 Nëntor.
Punimet janë drejt fundit dhe gjithçka do jetë ne perfeksion për ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020.
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar ditën e sotme, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e Stadiumit të ri Kombëtar, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 Nëntor, në mbrëmje. Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë ku tifozët do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër një ndeshje në investimin më të madh të realizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. /Gazeta Sinjali/