image Në Itali po trajnohen qentë për t’i dalluar të infektuarit me COVID-19

Evropë

Në Itali po trajnohen qentë për t’i dalluar të infektuarit me COVID-19

news image

Në Itali janë duke u trajnuar disa qenë nuhatës, që t’i dallojnë njerëzit që janë të infektuar me COVID-19.

Qentë do të jenë prezentë në pikat kufitare, në stadiume, qendrat tregtare dhe sallat e koncerteve, që të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Këtë veprim, e kanë vlerësuar si “armë shtesë” kundër COVID-19.

Kur qeni nuhat se dikush nga njerëzit është me koronavirus, ai person do t’i nënshtrohet testit për COVID.

Aktualisht, janë tre qenë që po përgatiten. /Gazeta Sinjali/