Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka njoftuar se sot ka vendosur një stacion dezinfektimi në hyrje të QKMF-së kundër virusit Covid-19.
I pari i Lipjanit ka thënë se ky stacion dezinfektues është një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojnë QKMF-në.
“Po vazhdojnë masat shtesë preventive, sot është vendosur stacion dezinfektimi në hyrje të QKMF-së në Lipjan. Një masë shtesë mbrojtëse për stafin mjekësor dhe të gjithë ata që vizitojne QKMF-në”, ka thënë Imri Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.