Artisti i njohur shqiptar Butrint Imeri, mbrëmë ka mbajtur një koncert muzikor në Munich të Gjermanisë.
Momente nga ky koncert, artisti i ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Në një video të publikuar shihet se si e gjithë salla e këndon këngën e re “M’ke rrejt”.
“Munich, faleminderit shumë për këtë super natë të paharrueshme”, ka shkruar Butrinti në mbishkrimin e videos së publikuar.
Kujtojmë se kënga “M’ke rrejt” është publikuar më 14 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/