Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, konkretisht në fshatin Bec, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili deklaroi se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e shoferit të automjetit, pasi që i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit (2.38 promilë), i cili e ka goditur nga prapa veturën tjetër që ishte në lëvizje në të njëjtin drejtim.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin rajonal të Gjakovës.
Sipas Xhurkaj, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është ndaluar në ndalim policor prej 48 orë.