Janë arrestuar dy pronarë kafeneshë në Gjakovë, pasi që nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë gjatë pandemisë.
Në rrugën Ganimete Tërbeshi, dje rreth orës 12:00, policia ka arrestuar pronarin e një lokali pasi që i njejti hapi lokalin për të shërbyer pije në grup.
Gjithashtu, në rrugën Brahim Aliaj, pronari i një lokali është arrestuar për mosrespektim të dispozitave ligjore gjatë pandemisë, teksa është parë duke u shërbyer disa qytetarëve të cilët nuk respektuan distancën prej 2 metrash.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./ Gazeta Sinjali/