image Në Francë, numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin në mbi 100.000

Evropë

Në Francë, numri i të vdekurve nga COVID-19 arrin në mbi 100.000

news image

Franca është bërë të enjten shteti i tretë në Evropë, pas Britanisë së Madhe dhe Italisë, që ka arritur numrin e të vdekurve nga COVID-19 në mbi 100.000.

Shteti i cili ka 67 milionë banorë është vendi i tetë në botë që ka arritur këtë shifër të të vdekurve që kur ka filluar pandemia.

Vetëm gjatë të enjtes, në Francë kanë vdekur 300 persona të prekur me koronavirus.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë gazetës “Le Parisien” se mendon për të gjithë njerëzit që kanë vdekur në pandemi dhe për familjet e tyre.

Macron ka thënë se pandemia ka qenë mizore me shumë njerëz të cilët në momentet e fundit të jetës nuk i kanë pasur afër më të dashurit e tyre. /Gazeta Sinjali/