image “Në emër të sheriatit Allahu Ekber”/ Burri në Vushtrri iu vërsulet me sëpatë një personi pas një konflikti, eskalon situata në sulm

Siguri

“Në emër të sheriatit Allahu Ekber”/ Burri në Vushtrri iu vërsulet me sëpatë një personi pas një konflikti, eskalon situata në sulm

news image

Një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Stanovc i Ultë të Vushtrrisë ka eskaluar në sulm e kërcënime, gjatë ditës së sotme. Të dyshuarit për shkak të goditjeve që pësuan nga njëri-tjetri u dërguan në QKUK, me përcjellje të Policisë. Gazeta Sinjali ka mësuar se gjithçka ndodhi për shkak të një konflikti të mëhershëm në mes të dy palëve.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dy personat e përfshirë në rast janë S.M., 52-vjeçar dhe S.I., 30-vjeçar.

Deri te rasti dyshohet se ka ardhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin pasur dy të dyshuarit kohë më parë e që u përshkallëzua sot, kur njëri nga të dyshuarit i shkoi te shtëpia të dyshuarit tjetër.

Sipas burimeve të Sinjalit, 30-vjeçari nga o0borri i tij iu ka drejtuar 52-vjeçarit me fjalët “Çka po m’kqyr o hut, çka po mi rrite sytë, se me ty kemi punë”, teksa ka vazhduar me sharje e ofendime.

Në atë moment, situata ka eskaluar kur i njëjti e kishte marrë një sëpatë dhe iu ka vërsulur të dyshuarit tjetër, të cilin ka tentuar të sulmojë duke i thënë: “Në emër të sheriatit Allahu Ekber”.

52-vjeçari, për t’u vetëmbrojtur e ka sulmuar të dyshuarin tjetër me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar menjëherë për përleshjen, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfiskuar shufra metalike e përdorur nga njëri të dyshuarit.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë lidhur me rastin janë njoftuar edhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Pas arrestimit të dy të dyshuarve, prokurori ka lëshuar urdhër për caktimin e masës së ndalimit për 52-vjeçarin.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm”, teksa ndaj të dyshuarit tjetër është iniciuar rasti si “lëndim i rëndë trupor”.

/GazetaSinjali/