image Në Drenicë Amir Rrahmani paguhej 250 euro, por në Napoli kanë ndryshuar shumë gjërat

Futboll

Sport/ Në Drenicë Amir Rrahmani paguhej 250 euro, por në Napoli kanë ndryshuar shumë gjërat

news image

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani në këtë muaj u transferua nga Verona në Napoli, për 14 milionë euro. Kosovarit kjo lëvizje në skuadrën e madhe italiane do t’i sjell atij fitime në vlerë të 1.8 milionë eurove në vit.

Dikur Rrahmani kishte luajtur në Superligën e Kosovës, për Drenicën, i cili paguhej 250 euro në muaj, ka treguar ish- trajneri i Rrahmanit, Tahir Lushtaku.

“Kur Amiri erdhi te Drenica, ai fillimisht kishte rrogë minimale. Në gjashtë muajt e parë, Amiri paguhej me 250 euro”, ka thënë Lushtaku për Gazeta Olle.

Rrugëtimi i yllit kosovarë ka qenë i jashtëzakonshëm, ai tregoi formë të lartë përderisa lunate për Drenicën, ku nga aty u kërkua nga Partizani, pastaj në Split, Dinamo Zagreb, për të kaluar më vonë në Itali, ku së fundi luajti për Hellas Veronen./Gazeta Sinjali/