image Në ditën kundër duhanit kritikohen filmbërësit francezë

Film

Në ditën kundër duhanit kritikohen filmbërësit francezë

news image

Liga Franceze kundër Kancerit ka publikuar një analizë në të cilën është konstatuar se kinematografia franceze po e ka të vështirë të largohet nga shfaqja e duhanit nëpër filma, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ligë ka studiuar 150 filma ku pothuajse në çdo film ka ekspozim të produkteve të duhanit.

Kjo kulturë filmike sipas atyre të cilët kujdesen për shëndetin, paraqet rrezik për të rinjtë të cilët janë të prirë të besojnë se me përdorimin e duhanit ata paraqiten më mirë në shoqëri.  

Sipas Ligës nga viti 2015 deri në vitin 2019, në 90 për qind të filmave është prezent duhani dhe bisedat për duhanin. Sipas tyre në Francë ka rritje të përdorimit të duhanit. /Gazeta Sinjali/