image Në ditën e parë të opozitarizmit të përbashkët, përplasen mes vete Ismaili i PDK-së e Pacolli e LVV-së

Politikë

Në ditën e parë të opozitarizmit të përbashkët, përplasen mes vete Ismaili i PDK-së e Pacolli e LVV-së

news image

Deputetët e dy partive opozitare, Uran Ismaili nga PDK dhe Fitore Pacolli nga LVV janë përplasur verbalisht në seancën e sotme plenare të Kuvendit.

Teksa po diskutohej për Shëndetësinë dhe menaxhimin e situatës me pandeminë, Ismaili ka kritikuar qeverisjen e LVV-së, ndërsa pati kritika për ngritje zëri e bërtima, shkruan Gazeta Sinjali.

“Fitore Pacolli, po ta përmendi emrin, fol çka ta merr mendja. Unë kur i kam ndalë barnat që janë ble për kancer, ty kurrë zani nuk t’u ka ndi”, tha Uran Ismaili, i cili paraprakisht pati një përplasje me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Më pas erdhi reagimi i Fitore Pacollit, e cila tha se Ismaili nuk mund të sillej në këtë mënyrë.

“I nderuar deputet, nuk mundesh as duke e ngritë zërin e as duke bërtitur këtu në foltore duke e ngritë gishtin, me i tregu dhe me i mbulu dështimet dhe korrupsionin e qeverisjes së PDK-së që 20 vjet”, tha ajo.

Ismaili i replikoi duke thënë se “po më vjen mirë që u mbledh i gjithë grupi parlamentar me të mësu çka me folë”.

“Fitore, më së pari po më vjen mirë që u mbledh i gjithë grupi parlamentar me të mësu çka me folë, kjo ke e para. E dyta, sa i përket qeverisjes sime, mendoj që e ka tregu puna të cilën e kam bë”, tha ai.

Me votimin e Qeverisë Hoti dje në Kuvendin e Kosovës, LVV-ja dhe PDK-ja kanë mbetur për herë të parë së bashku në opozitë. /Gazeta Sinjali/