image Ismaili: Vitia s’e ka seriozisht garën për Prishtinën

Ismaili: Vitia s’e ka seriozisht garën për Prishtinën

news image

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili, ka thënë se ka qenë vazhdimisht i hapur për debate me kundërkandidatët e tij. Por që sipas tij, kandidati i LVV-së, Arben Vitia nuk e ka seriozisht garën për Prishtinën.

Ai ka deklaruar se debati për kryeqytetin ka munguar për shkak të mosinteresimit të Arben Vitisë.

“Mungesa e debatit është bërë pak më shumë sepse Arben Vitia nuk ka dashur të dalë në debate dhe kjo për mua ka qenë dorën në zemër edhe bindja ime personale ku mendoj se Arben Vitia nuk e ka pasë dhe nuk e ka shumë seriozisht garën për Prishtinën. Nuk e shoh një përpjekje të tij me fol për program, me paraqit program, ose që të dalë dhe të debatojë. E njoh Arben Vitinë si ministër të shëndetësisë dhe kemi pasë debate në Kuvend ku ka folur për kontratën e vaksinimit dhe të tjera, pra ka pasë përpjekje kur ka dashur por në rastin e Prishtinës nuk ka qenë fare i interesuar. Mosinteresimi i tij e ka krijuar edhe mungesën e debateve brenda tjerëve”, tha Ismaili në Klan Kosova.

/GazetaSinjali/