image 99 për qind e votave të numëruara/ Kështu qëndron rezultati në Prishtinë

99 për qind e votave të numëruara/ Kështu qëndron rezultati në Prishtinë

news image

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në Prishtinë janë numëruar 99,58 për qind të votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 35.243 ose 42,26 për qind të votave, pasuar nga Përparim Rama i LDK-së me 24.474 vota ose 29.34 pëqind.

Ndërsa, Uran Ismaili i PDK-së ka fituar 18.023 vota me 21,61%, kurse i katërti renditet Daut Haradinaj (AAK) me 3.850 vota ose 4,62%.

/Gazeta Sinjali/