Në stadiumin e Prishtinës gjatë ditës së sotme është bërë inaugurimi i shtatores së ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.
Shtatorja e legjendës është përuruar sot në ditën kur ai do të mbushte 61 vjet.
Zbulimin e saj e bënë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe pjesëtarë të familjes Vokrri.
Fadil Vokrri vdiq më 9 qershor 2018 në moshën 57 vjeçare /Gazeta Sinjali Sporti/