Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, është mbajtur një koncert, ku ka kënduar këngatari Deon Vuniqi.
Në faqen zyrtare të SHKK-së janë publikuar edhe pamje nga ky aktivitet.
“Përfshirja e të miturve në aktivitete kulturore, të miturve u lehtëson stresin, shkarkon energjitë negative, rritë humorin, përmirëson kujtesën dhe normalizon jetën e përditshme në qendër. Me rastin e mbajtjes së koncertit, në shenjë falënderimi për solistin e ri, Deon Vuniqi, drejtori i Qendrës Korrektese të Lipjanit, Ali Gashi, ndau mirënjohje”, thuhet në njoftim.