image Në Angli rryma ndalet gjatë ndeshjes së futbollit

Futboll

Sport/ Në Angli rryma ndalet gjatë ndeshjes së futbollit

news image

Burton mposhti Bournemouthin në kuadër të Kupës Carabao të mërkurën, në ndeshjen gjatë së cilës u ndal tri herë rryma.

Stadiumi mbeti në terr dhe pothuajse u braktis para se të shënoheshin golat e Matija Sarkicit dhe Nathan Broadheadit.

Shumë tifozë e kishin lëshuar stadiumin pasi që për herë të tretë u ndal rryma, atëherë kur rezultati i ndeshjes ishte 1:0.

Në fund, Burton triumfoi 2:0 dhe kaloi tutje në raundin tjetër.