image Në aksidentin e mbrëmshëm në Pejë u lënduan dy shoferët e veturave, policia jep detaje

Siguri

Në aksidentin e mbrëmshëm në Pejë u lënduan dy shoferët e veturave, policia jep detaje

news image

Mbrëmë rreth orës 23:50, në udhëkryqin që lidh rrugët ‘Mbretëresha Teutë’ dhe ‘Eliot Engel’, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy auotmjeteve. Policia ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy vozitësit e automjeteve.

Përveç dëmeve materiale që kanë pësuar automjetet, aty është dëmtuar edhe një semafor – pronë e Kuvendit Komunal në Pejë.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ dhe ‘Eliot Engel’ rreth orës 23:-50 ka ndodh një aksidnet me dëme materiale, me ç’rast është dëmtuar edhe një semafor pronë e Kuvendit Komunal të Pejës. Semafori nuk është në funksion por është i vendosur aty. Ka dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa vozitësit e automjeteve, kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i trafikut rrugor-rajonal të cilët edhe janë dukë i zhvilluar hetimet rreth aksidentit”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i shihni duke klikuar në linkun më poshtë. /Gazeta Sinjali/