Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e themelimit të kësaj partie, ka shprehur mungesën që ndjejnë në këtë ditë për ish-krerët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët ndodhen në Hagë.
Krasniqi tha se këto dy figura u angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese dhe shtetformuese.
” Bashkë me brezat e rinj do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për një të ardhme më prosperuese për Kosovën!24 vjet krenari!“, përfudnoi Krasniqi.
Postimi i plotë:
24 vjetori i PDK-së, s’mund të shënohet pa disa nga personalitetet e shquara që vunë themelet e këtij projekti politik. Ata të cilët u angazhuan në proceset më të rëndësishme shtetndërtuese dhe shtetformuese.
Prandaj, sot, në selinë e PDK-së takova anëtarët e Këshillit Politik, që krahas përvjetorit të partisë të shënojmë edhe një vjetorin e themelimit të këtij Këshilli.
U shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim dhe të PDK-së për kontributin e tyre të çmuar kombëtar, institucional e partiak.
Bashkë me brezat e rinj do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për një të ardhme më prosperuese për Kosovën!
24 vjet krenari!