image Ndryshon sa ‘hap e mbyll sytë’ agjenda e Kurtit, anulohet vizita e paraparë me Veliajn

Politikë

Politikë/ Ndryshon sa ‘hap e mbyll sytë’ agjenda e Kurtit, anulohet vizita e paraparë me Veliajn

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar takimin e paraparë me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Në takimin që u anulua, ishte planifikuar të nderohej Kurti  me “Çelësin e Tiranës”, nga i pari i kësaj komune.

Arsyeja pse Kurti ka anuluar këtë takim thuhet të jetë takimi i gjatë me homologun e tij shqiptar Edi Rama, përtej asaj që kishte parashikuar Kurti. Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, kjo gjë ia ka pamundësuar Kurtit takimin me Veliajn, të paraparë për t’u mbajtur në ora 12:30.

Kurtit i duhej të kthehej patjetër në orarin e përcaktuar në Prishtinë për të pritur Minsitrin e Jashtëm italian, ndaj dhe duhet të zgjidhte mes dy takimeve të fundit në agjendë. Mes Veliaj dhe kryeopozitarit Basha ai zgjodhi këtë të fundit.

Lidhur me anulimin, Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Gjatë takimit që patën me Ramën, të dy kryeministrat kishin deklarata kundërthënëse në lidhje me çështjen e mini-shengenit ballkanik./Gazeta Sinjali/