image Ndryshon moti në Kosovë, fillon prapë bora dhe shiu

Kosovë

Ndryshon moti në Kosovë, fillon prapë bora dhe shiu

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët në vendin tonë, raporton Sinjali.

IHMK ka bërë të ditur se nesër në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

/GazetaSinjali/