image Ndryshon moti, ja si do të jetë nesër

Kosovë

Parashikimi/ Ndryshon moti, ja si do të jetë nesër

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë, temperaturat maksimale do të arrijnë në 17 gradë Celsius.

“Dita e diell do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët. Vranësirat në pjesën perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal. Reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me erëra, kryesisht në Istog me rrethinë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale mund të arrijë deri 17m/s. Sa i përket temperaturave minimale, ato do të shënojnë rritje, duke lëvizur ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa edhe në vlerat e maksimaleve do të ketë rritje të lehta, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë në 17 gradë Celsius. Java tjetër parashihet me ngritje të lehta në fushat termike dhe me sasi të reshjeve më të kënaqshme se java që do të lëmë:, njofton IHMK. /Gazeta Sinjali/