image Ndryshon lista e lojtarëve më të shtrenjtë - Sterling shënon rritje, Neymar pëson ulje

Futboll

Futboll/ Ndryshon lista e lojtarëve më të shtrenjtë – Sterling shënon rritje, Neymar pëson ulje

news image

Ueb sajti i njohur ‘transfermarkt’ ka bërë përditësimet e fundit në ligën e Anglisë, Spanjës dhe Italisë.

Me ndryshimet e fundit, ka ndryshuar edhe lista e lojtarëve më të shtrenjtë në botë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kylian Mbappe vazhdon të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë. Vlera e tij besohet të jetë 200 milionë euro.

Sterling është ngjitur në pozitën e dytë. Ai ka vlerë 160 milionë euro. Kurse Neymar ka rënë në pozitën e tretë, por që ka çmim të njëjtë sikurse anglezi.

Mane ka shënuar rritje dhe tashmë ia ka zën vendin e katërt Mohamed Salah-së. Të dy lojtarët kanë vlerë 150 milionë euro.

Lionel Messi ka rënë në pozitën e tetë dhe vlerësohet 140 milionë euro./Gazeta Sinjali/