image Ndreqet pak moti, temperaturat deri në 15 gradë

Kosovë

Ndreqet pak moti, temperaturat deri në 15 gradë

news image

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë mot relativisht të ngrohtë. 

Sipas IHMK-së, nesër pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga  shiu. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. 

Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes.

/GazetaSinjali/