image Ndodhen në të njëjtin qytet, Ronaldo viziton skuadrën e Real Madridit në Arabi

Futboll

Ndodhen në të njëjtin qytet, Ronaldo viziton skuadrën e Real Madridit në Arabi

news image

Ndërsa Real Madridi po bën përgatitjet për finalen e Superkupës Spanjolle kundër Barcelonës të dielën në Riad të Arabisë Saudite, ata morën një vizitë nga një mik i vjetër në seancën e sotme stërvitore.

Madrilenët u vizituan nga lojtari i cili është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, Cristiano Ronaldo.

Teksa Ronaldo tashmë ndodhet në Arabinë Saudite, Ronaldo ka takuar ish-ekipin e tij ku shënoi 450 gola e fitoi shumë tituj të ndryshëm.

View this post on Instagram

A post shared by Managing Madrid (@managingmadrid)

Kjo nuk mund të jetë aspak çudi që Cristiano do të ndalonte në seancën stërvitore të skuadrës, duke qenë se ai është ende në marrëdhënie të mira me klubin dhe lojtarët dhe jeton në të njëjtin qytet ku Real Madrid po qëndron aktualisht për Superkupën.

Në fillim të këtij viti, Ronaldo gjithashtu u stërvit në objektet e Real Madridit në Valdebebas.

/GazetaSinjali/