Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peru. Të pranishmit të cilët morën pjesë në një funeral u tronditën pasi gruaja që ishte në arkivol dyshohet se filloi të godiste nga brenda.
Në fund të muajit të kaluar, Rosa Isabel Cespedes Calaca, 36 vjeç nga Peruja dhe dy nipërit e saj u përfshinë në një aksident të rëndë me makinë i cili mori jetën e dy të miturve. Rosa kishte marrë lëndime të rënda, por të afërmit u mblodhën për ta varrosur pasi mendonin se kishte vdekur.
Sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit e pranishëm në funeral dëgjuan një përplasje të dobët nga brenda arkivolit. Kur u hap kapaku, të pranishmit u tronditën kur panë Rozën duke i parë.
Familja e gruas mori arkivolin dhe e çoi në spital, ndërsa Rosa ishte ende brenda. Mjekët atje konfirmuan shenjat vitale, ndonëse ajo ishte shpallur e vdekur disa ditë më parë dhe e vendosën në një pajisje për ta mbajtur në jetë.
Fatkeqësisht, Rosa vdiq vetëm disa orë pasi u dërgua në spital, shkruan Blic.
Policia tashmë ka hapur një hetim për rastin që u bë viral, por ende nuk ka raportuar ndonjë rezultat. Familja e gruas beson se ajo ra në koma pas aksidentit, por kjo ngre pyetjen: si nuk arritën fillimisht mjekët të dallonin shenjat e saj jetësore.