Një ngjarje interesante ka ndodhur sot në Ligën e Tretë të futbollit në Kosovë.
Ndeshja e javës së 13-të mes United Boys dhe Australisë është ndërprerë në minutën e 39-të.
Sipas klubit të futbollit “Australia”, ishte skuadra gjakovare që lëshoi fushën, pasi pranuan golin e dhjetë.
Klubi mitrovicas gjithashtu ka theksuar se në stinorin vjeshtor, skuadra e United Boys nuk ka udhëtuar fare në Mitrovicës për ndeshje.
Klubi Australia ka ftuar Federatën e Futbollit të Kosovës që të veprojë në bazë të rregulloreve dhe ta përjashtoj nga garat klubin nga Gjakova, pasi sipas tyre, skuadrat si United Boys po i bëjnë dëm futbollit.