image Ndjekje si nëpër filma, 32-vjeçari me 168 km/h dhe 6 gjoba të papaguara nuk i ndalon policisë

Shqipëri

Ndjekje si nëpër filma, 32-vjeçari me 168 km/h dhe 6 gjoba të papaguara nuk i ndalon policisë

news image

Një 32-vjeçar është kapur nga Policia e Shqipërisë pasi lëvizte me shpejtësi tej normave dhe nuk ka ndaluar pas shenjës së policisë.

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet parandaluese me radar në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Me shërbime të organizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.

32 vjeçari me 168 km/h, me 6 masa gjoba të papaguara, nuk i ndalon punonjësit të Policisë Rrugore pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes.

“KUJDES! Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej. Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugorë. Denonco dhe në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore”, apelon policia./Gazeta Sinjali/